E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cassano kërcënon Sampdorian

Antonio Cassano ka kërcënuar se do të largohet nga Sampdoria nëse vazhdon të vërshëllehet nga një sektor i tifozëve të klubit. Sulmuesi ka qenë hero në Marassi në dy sezonet e kaluara por paraqitjet dëshpëruese në humbjen 5-1 nga Juventus dhe barazimi 0-0 me Barin ka zgjuar kritika ndaj tij.

Kam dëgjuar fyerje dhe ankesa nga tifozët. Nëse nuk jam i mirëpritur këtu, atëherë do të largohem pa problem. Këtë e kam bërë në Romë dhe Real Madrid andaj nuk paraqet problem për mua ta bëjë edhe këtu tha Cassano.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›