Çelet nesër panairi i librit “Tirana 2009"
Në të do të marrin pjesë rreth 80 shtëpi botuese nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, dhe vende të tjera të rajonit. Gjatë ditëve të panairit, nga 12-16 nëntor, do të prezantohen rreth 40 000 libra, 1 200 prej të cilëve tituj të rinj.
Ndërkohë këtë vit, shtëpia botuese “Zambak” prezanton përmbledhjen e shkrimtarit Agron Tufa, me artikuj të botuar në “Gazetën Start”.
Më shumë se 300 autorë të ndryshëm do të jenë pjesëmarrës gjatë ditëve të panairit, për të zhvilluar takime me lexuesit dhe mediat nëpër stenda të ndryshme.
Një risi për këtë vit do të jetë edhe gazeta e panairit, e cila do të botohet që nga dita e nesërme ku do të pasqyrohen të gjitha aktivitet e tij.
Ditën e diele, në orën 12:00 pritet të zhvillohet ceremonia e ndarjes së çmimeve të panairit “Tirana 2009”, ku do të vlerësohen me çmime autori më i mirë, përkthyesi më i mirë, libri më i mirë, libri më i mirë për fëmijë dhe stenda më e mirë.
Sipas organizatorëve, orari për vizitorët do të jetë nga ora 09:00 – 21:00, ndërsa ditën e premte dhe të shtunë deri në orën 22:00. Ndërkohë që hyrja do të jetë e lirë për të gjithë vizitorët.