Çitaku: Kosova dhe BE po mendojnë për një plan

Në rast se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë nuk arrihet atëherë, Kosova dhe BE-ja mund të nënshkruajnë vetë një marrëveshje dhe të mendojnë për një plan B se si do ti qasen strukturave paralele dhe sigurimin e transparencës së investimeve në veri.
Kështu ka deklaruar ministrja e Integrimeve Vlora Çitaku e cila ka shtuar se Kosova nuk guxon të varët nga disponimi i Serbisë.
Nga ana tjetër, përfaqësuesi special i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar ka shprehur besimin se marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë mund të arrihet. Këto komente janë bërë në prezantimin e analizës "Raportet Kosovë - BE: Historia e Aspiratave të Parealizuara”, transmeton KTV.
Autori i analizës gazetari Augustin Palokaj ka vlerësuar se Kosova është shumë larg aspiratës së anëtarësimit në Bashkimin Evropian./Indeksonline/