Çmimi i naftës bie me tre për qind
Çmimet e naftës sot kanë rënë për tre përqind pas një njoftimi se Kina do të rrisë çmimin e benzinës dhe të prodhimeve të tjera të naftes. Media zyrtare kineze njofton se qeveria do të rrise çmimin e benzinës dhe naftës të premten.
Po sot Arabia Saudite paralajmëroi për plane për të rritur
sasinë e prodhimit me 200 mijë fuqi në ditë. Deklarata
e cila u bë publike nga ambasada e këtij vendi në Britaninë e Madhe erdhi para
takimit ndërmjet prodhuesve dhe përdoruesve të naftës në Xheda të Arabisë
Saudite.
Pas kësaj deklarate, çmimi i naftës për eksport në korrik në Nju Jork ra më shumë se katër dollarë për fuqi para se të rritej më pas për pak.
Disa ekonomistë thonë se rritja e kërkesës për benzinë
sidomos nga ekonomia kineze gjithnjë në rritje si dhe subvencionet e naftës ka
çuar çmimet në nivele rekorde. Ata thonë se rritja e çmimit të benzinës në Kinë
mund të ul kërkesën dhe të ndihmojë në ulen e çmimit.//lk