Çdo ditë, 2000 turistë në Theth, Macaj: Janë nga Evropa Perëndimore dhe Tajvani i largët

Thethi konsiderohet si një nga pikat më të forta turistike malore të Shqipërisë, që shtrihet mes Alpeve e që natyra i ka falur gjithçka. Kjo pikë tanimë është në broshurat e çdo agjencie turistike, jo vetëm për guida në fundjavë por edhe për udhëtime të gjata. Këtë pikë turistike e vizitojnë çdo ditë të paktën 2000 turistë, shprehet kështu shefi i sektorit të menaxhimit në ADZM Shkodër Tonin Macaj.
“Edhe pse pati ndryshime klimatike trendi i prezencës së turistëve është i lartë”, u shpreh Tonin Macaj, Shef i Sektorit të Menaxhimit ADZM Shkodër.
Edhe lumi i Shalës nuk mbetet i cili po tërheq, çdo vit një numër e më të lartë turistësh vendas e të huaj, për shkak të bukurisë që natyra i ka falur kësaj zone.
Qarku i Shkodrës mban vendin e parë sa i takon numrit të vizitorëve në zonat e mbrojtura ndjekur nga Korça dhe Fieri.
Gazetar: Mirsad Rakaj
/RTSH/