E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ceka kandidati i dyte per President

Partia Aleanca Demokratike (PAD) ka propozuar ditën e shtunë Neritan Cekën për postin e Presidentit të Republikës.

Kështu pas vetëshpalljes së Fatos Nanos si kandidat për postin e kreut të shtetit, një tjetër ‘letër’ është hapur në ‘lojën’ për president.

Kreu i PAD zyrtarisht do të garojë për kreun e shtetit, në krah të liderit historik të PS, Fatos Nano. Mund të themi se kjo është sprova e dytë e Neritan Cekës për të marrë postin e Presidentit të Republikës, pasi herën e fundit humbi përballë kandidaturës së propozuar nga PD-ja, 5 vjet të shkuara, presidentit aktual, Bamir Topi.

Në një konferencë për shtyp, përfaqësues të PAD zyrtarizuan kandidaturën e Cekës dhe e vlerësuan atë si një personalitet të shquar që mund të marrë konsensusin e palëve politike.
Zgjedhja e presidentit
PE: President konsensual
Takimi me Nanon, njihet grupi i PS
Nano takon Ramën në PS

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›