E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cekia: Vemendje integrimit te Shqiperise

Republika Ceke gjate kryesimit te presidences se radhes te Bashkimit Evropian do te kujdeset posacerisht per integrimin e vendeve te Ballkanit perendimor, ne vecanti per Shqiperine qe synon te fitoje statusin e kandidatit.

Deklarata eshte bere nga ambasadorja ceke ne Tirane, Marketa Filkova, ne nje interviste per radion gjermane “Dewtsche Welle”.

“Perderisa presidenca ceke mbeshtet zgjerimin e BE, natyrisht qe jemi te hapur per te pranuar aplikimin e Shqiperise per statusin e kandidatit, por edhe te vendeve te tjera si Serbia”, ka pohuar Filkova.

E pyetur lidhur me zhvillimet e fundit ne Kosove, diplomatja ka nenvizuar se Praga zyrtare do te kujdeset qe shteti me i ri i Evropes te permiresoje gradualisht marredheniet me Serbine.

“Do te perpiqemi per nje normalizim gradual te marredhenieve mes Serbise dhe Kosoves, duke perfshire pjesemarrjen e tyre ne aktivitete rajonale”, ka deklaruar Filkova.

Ajo ka shtuar me tej se presidenca evropiane do t’i kushtoje vemendje edhe procesit te nenshkrimit te MSA-se me Kosoven dhe per vendosjen e stabilitetit ne kete vend.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›