E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cekia mbeshtet Kosoven

Ministri i Jashtem çek, Karel Shvarcenberg e siguroi ministrin e Jashtem kosovar Skender Hyseni se Republika Çeke, synon te vazhdoje perkrahjen per Kosoven ne procesin e ndertimit te shtetit demokratik dhe shumetnik. Ai ofroi perkrahje edhe per zhvillimin e perspektives europiane te Kosoves, duke shprehur besimin se "bashkepunimi dhe perpjekjet e perbashketa do te japin rezultate pozitive". Ministri çek, vendi i te cilit mban presidencen e radhes te BE-se, i ka shkruar leter Hysenit ne pergjigje te urimit me rastin e marrjes nga Republika Çeke te kryesise se BE-se. Ne leter theksohet se integrimi i vendeve te Ballkanit Perendimor eshte nje nga prioritetet e politikes se jashtme çeke gjate kryesimit te BE-se, njoftoi Ministria e Jashtme e Kosoves.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›