E Enjte, 5 Nëntor 2026

Çel dyert Kampusi i Kolegjit të Europës në Tiranë, Mogherini: Sot festojmë një arritje historike

TIRANË, 23 tetor /ATSH/ Në Tiranë ka hapur dyert kampusi i Kolegjit të Europës, i pari kampus jashtë vendeve të Bashkimit Europian, i cili krijon mundësinë për një mësim më të thelluar për vetë Bashkimin Europian dhe rrugëtimin drejt tij.

Federica Mogherini, rektore e Kolegjit të Europës në Tiranë, tha se ndihet shumë krenare për hapjen e këtij kolegji, ndërsa shtoi se sot festohet një arritje historike.

“Studentët ndihen tashmë qytetarë të Tiranës, të këtij qyteti mbresëlënës. Më keni lënë shumë mbresa, vendimet tona u miratuan në mënyrë unanime, BE dhe Kolegji i Europës është shumë krenar të jetë pjesë e kësaj.

Stafi pedagogjik, personeli që ka punuar ditë e natë, mbi të gjitha duhet të falënderoj studentët që aplikuan mbi një program që ende nuk ekzistonte. Besuan te diçka që dukej gati e pamundur dhe një vit më parë dukej e pamundur, punuam fort, kokëfortë të vendosur dhe nuk hoqëm dorë kur u përballëm me sfidat. Dy gjëra më të rëndësishme që kishim parasysh ishte të dinim që ishim bashkë dhe ia vlen. Sot mund të përgëzojmë një arritje për Kolegjin, për Ballkanin Perëndimor”, u shpreh Mogherini.

Mogherini shtoi se Kolegji do të jetë edhe për 75 vitet në vijim për të përgatitur edhe diçka më historike, ribashkimin e kontinentit tonë.

“Është historike të përurosh një kampus pas Bryzhit. Por një nga gjërat më të rëndësishme është ndoshta fakti që në momentin që Kolegji hap kampusin do të qëndrojë këtu këtë vit. Kremtuam 75 vjet, së paku për 75 vitet në vijim Kolegji do të jetë këtu për të përgatitur edhe diçka më historike, ribashkimin e kontinentit tonë dhe besoj se kjo do të ndodhë. Jam shumë krenare dhe e emocionuar dhe mendoj se me këtë mund të nisim kremtimet tona”, u shpreh Mogherini.

/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›