E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Çela takim me ambasadorin Gonzato: Projekt për promovimin e turizmit shqiptar në Evropë

TIRANË, 8 janar/ATSH/ Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Zana Çela dhe ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato zhvilluan sot një takim mbi shkëmbimin e ideve dhe perspektivave për zhvillimin dhe promovimin e turizmit. Drejtoresha e Përgjithshme e AKT-së e prezantoi ambasadorin Gonzato me një panoramë të arritjeve të vitit 2024 në promovimin e Shqipërisë turistike. “Unë e vlerësoj thellësisht angazhimin e përbashkët për të nxitur rritjen e qëndrueshme në këtë sektor jetik dhe shpresoj për bashkëpunim të mëtejshëm në të ardhmen”, u shpreh  Çela. Ambasadori i BE-së Gonzato mirëpriti një projekt bashkëpunimi të paraqitur nga drejtoresha e Përgjithshme e AKT-së, Çela, në kuadër të promovimit të turizmit shqiptar në mbarë Evropën. Në kuadër të Strategjisë Kombëtare të Turizmit, ambasadori Gonzato shfaqi interes lidhur me ndryshimet që do të ketë Agjencia Kombëtare e Turizmit dhe konkretisht mbi procedurat e saj të funksionimit që parashikohen në strategji. Biseda u përqendrua edhe tek pritshmëritë dhe paraqitja e Shqipërisë në Panairin e Turizmit më të madh në botë – ITB Berlin 2025, ku Shqipëria për herë të parë mban rolin e rëndësishëm si “vend i nderit”. 1 nga 5 /k.s/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›