E Martë, 3 Nëntor 2026

Çelet “Try Gjirokastra”, Kumbaro: Promovojmë dhe nxisim më të mirën e aktiviteteve rinore

Çelet “Try Gjirokastra”. Ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro bën me dije se në qendrën e re multifunksionale që i shtohet Gjirokastrës, promovohet dhe nxitet më e mira e aktiviteteve rinore.

“Çelet “Try Gjirokastra” për të promovuar dhe nxitur më të mirën e aktiviteteve rinore, në qendrën e re multifunksionale që i shtohet qytetit, bashkë me sallën e kinemasë që sigurisht do të mbajë emrin e Ismail Kadaresë, se s’kish si të ndodhte ndryshe

E lumtur që shfaqjen e parë ta ndiqja me Bora Muzhaqi dhe Flamur Golemi që falë bashkëpunimit fantastik bënë të mundur rijetëzimin e kësaj hapësire të dedikuar për të rinjtë, me kinema bashkëkohore, me hapësirë për aktivitete kulturore dhe me një hapësirë të veçantë për Këshillin Vendor Rinor të Gjirokastrës’, shkruan Kumbaro.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›