E Diel, 1 Nëntor 2026

Çelet edicioni i XIX-të i Festivalit Folklorik Tipologjik Kombëtar të Këngës Popullore Qytetare në Elbasan

Elbasani është shndërruar në kryeqendrën e traditës me çeljen e edicionit të XIX-të të Festivalit Folklorik Tipologjik Kombëtar të Këngës Popullore Qytetare.

Për dy net me radhë, qyteti do të vibrojë nën tingujt e trashëgimisë sonë kulturore, me pjesëmarrjen e 12 grupeve artistike nga visa të ndryshme të vendit që sjellin veçantitë e repertorit dhe veshjeve të tyre karakteristike.

Sipari i natës së parë u hap me interpretime nga grupet folklorike të Elbasanit, Fierit, Pogradecit dhe Këlcyrës. Për pjesëmarrësit dhe drejtuesit artistikë, ruajtja e kësaj muzike mbetet një shtyllë kryesore e identitetit kombëtar.

Gjatë dy netëve festive, performancat e artistëve do të vlerësohen nga një juri profesionale, e cila në përfundim do të shpallë edhe grupin fitues. Festivali mblodhi në sheshin kryesor të Elbasanit qindra qytetarë, të cilët shoqëruan me duartrokitje dhe kërcime çdo interpretim.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›