E Diel, 1 Nëntor 2026

Celibashi: 2.42%, pjesëmarrja në votime në 5 bashkitë. Rezultati del nesër

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka bërë një pasqyrim të situatës së zgjedhjeve të pjesshme që po zhvillohen në 5 bashki të vendit. Ai tha se pjesëmarrja deri më tani është 2.42% pjesëmarrja në total në të gjitha bashkitë.

Në lidhje me rezultatin ai u shpreh se pritet që të dalë ditën e nesërme për të gjitha bashkitë.

“Besoj që maksimumi dreka e ditës së nesërme do të jetë përfundimi i procesit të numërimit në të gjitha bashkitë. Qartësisht varet nga pjesëmarrja. Nëse pjesëmarrja do jetë pak a shumë ajo e vitit 2023, me shumë mundësi do e përfundojmë procesin e numërimit në mesin e ditës së hënë”, tha Celibashi.

Po ashtu nuk ka pasur probleme me pajisjet PEI.

“Deri në momentin që flasim nuk janë raportuar problematika në lidhje me fillimin e procesit të votimit në këto 5 bashki. Nuk kemi asnjë problem të raportuar në lidhje me përdorimin e PEI-t. Janë 100% e QV-ve me operatorë, janë paraqitur në detyrë operatorët e pajisjeve të identifikimit elektronik të votuesve. Identifikimi po kryhet në 100% të QV-ve nëpërmjet këtyre pajisjeve. Për shkak të mungesës së mbulimit me rrjet telefonik nuk kemi transmetim në kohë reale nga 18 QV. Ndërkohë në mënyrë alternative po marrim informacionin edhe nga këto QV. Ajo që vlen të theksohet është që nuk kemi pasur asnjë problem me përdorimin e pajisjeve PEI”, tha Celibashi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›