E Hënë, 2 Nëntor 2026

Celibashi apel zgjedhësve në diasporë: Kontaktoni me shërbimin e DHL për t’u informuar mbi dërgesën postare nga KQZ

Komisioneri Shtetëror për Zgjedhjet, Ilirjan Celibashi, bëri të martën një apel për zgjedhësit në diasporë që të kontaktojnë me shërbimin e DHL në vendin ku jetojnë, për t’u informuar mbi dërgesën postare nga KQZ.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Celibashi bëri të ditur se të gjithë ata zgjedhës nga jashtë, kudo në botë, por veçanërisht ata në Greqi, të cilët deri më sot nuk kanë marrë njoftim dhe/ose nuk janë kontaktuar nga DHL, qoftë nëpërmjet e-mailit apo nëpërmjet SMS-it, janë të lutur të kontaktojnë me shërbimin e DHL në vendin ku jetojnë, për t’u informuar mbi dërgesën postare nga KQZ-ja.

“Mungesa e njoftimit apo e kontaktimit të këtyre zgjedhësve deri tani nga DHL është kryesisht për shkak të problemeve me adresën e banimit të deklaruar në PER, e cila nuk përputhet me adresën aktuale në terren, ose për shkak të përdorimit të numrave të kontaktit shqiptarë, ku zgjedhësi nuk ka akses”, thekson Celibashi.

  • /rtsh.al/

    Më shumë nga Politika

    Të gjitha ›