Celine Dion pret femijen e dyte

Celine Dion eshte ne pritje te femijes se dyte. Sipas “Journal de Montreal”, shtatzenia eshte arritur nepermjet ndihmes se mjekeve te Nju Jorkut, te specializuar per probleme me fertilitetin.
Beteja e burrit te saj Rene Angelil, 67 vjec, kunder kancerit kishte vene ne dyshim mundesine qe cifti te kishte femije.
Femija i pare i kengetares dhe bashkeshortit te saj, Rene'-Charles eshte 8 vjec, nderkohe qe vete Angelil ka tre te tjere ne dy martesa te meparshme.