E Martë, 3 Nëntor 2026

Çelsi dhe Poçetino mbajnë shpresë në merkaton e janarit

Çelsi është një nga klubet, i cili ka ndërhyrë fuqishëm në merkaton verore, por duket se nuk ka zgjidhur problmet që kishte pasi shikon përsëri shpresë tek tranferimet në dimër. Numri një i klubit nuk është kursyer aspak në përforcimin e skuadrës, duke shpenzuar 1.2 miliardë euro në 18 muajt e fundit!

Investimet e çmendura dhe kontrata e majme afatgjata nuk po reflektohen në rendimentin në fushën e blertë. Sezoni i fundit u mbyll keq, i riu ka nisur edhe më keq, por trajneri Mauricio Poçetino nuk dorëzohet. “Blutë” e Londrës kanë arritur vetëm një fitore në gjashtë takimet e para në Premier League.

“Ne kemi nevojë për disa përforcime”, bën thirrje Poçetino. Trajneri argjentinas po pret me padurim merkaton dimërore për të firmosur me emra të rinj. “Ne tashmë po punojmë për seksionin e ardhshëm të merkatos. Në të njëjtën kohë po punojmë edhe për të rikuperuar të dëmtuarit. Duke nisur nga Nkunku, i cili me siguri do të na japë më shumë forcë me golat që do të shënojë”, tha tekniku argjentinas.

Çelsi rikthehet në fushë të hënën, për javën e shtatë të kampionatit anglez.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›