E Enjte, 5 Nëntor 2026

Çelsi, dy gola Totenhemit

Çelsi hedh hapin e parë drejt finales së Karabao Cup më 27 shkurt, ndërsa në mbrëmjen e së mërkures, në ndeshjen e ardhur drejtpërsëdrejti në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar, ka mundur Totenhemin, 2-0. Një pjesë e parë tërësisht e dominuarv nga blutë e Londrës, të cilët në të 5’ kanë kaluar në avantazh me anë të Havertz. Duke patur një sulmues si Lukaku, skuadra është gjithnjë në zonën e Totenhemit.

E si rrjedhojë e presionit, Dejvis në të 34’ shkakton autogol në një kthim topi gabim në portën e mbrojtur nga Loris. Çelsi kërkon dhe golin e tretë, por në përfundim të pjesës së parë vetëm 2-0. Totenhemi del me një tjetër mënyrë loje nga dhomat e zhveshjes. Ushtron presion për të gjetur golin e ngushtimit të rezultatit, por nuk arrin ta gjejë.

Ndërkohë që në krahun tjetër Verner mund dhe duhet të kishte shënuar golin e tretë për blutë. Gjithsesi 2-0 për Çelsin, që më 12 janar në ndeshjen e kthimit shkon me një moral ndryshe, ndërsa Totenhemi do t’i duhen tre gola për të përmbysur këtë disavantazh në Londër.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›