E Martë, 3 Nëntor 2026

Celta Vigo shkarkon trajnerin Rafael Benitez

Rafael Benitez nuk është më trajner i Celta Vigos. Klubi njoftoi ditën e sotme shkarkimin e ish-trajnerit të Napolit dhe Interit. Humbja 4-0 ndaj Real Madridit në Bernabeu ishte fatale për teknikun e njohur.

“Rafa Benítez dhe stafi i tij teknik largohen nga RC Celta pas tetë muajsh angazhim absolut dhe përkushtim të plotë, por në të cilin skuadra nuk arriti rezultatet e pritura nga klubi.

Klubi dëshiron të shprehë mirënjohjen e tij të sinqertë për Rafa Benítez dhe për ndihmësit e tij, për angazhimin, ndershmërinë dhe profesionalizmin që kanë treguar që nga ardhja e tyre dhe për punën e palodhshme që kanë bërë. Gjithashtu RC Celta dëshiron t’u urojë fat dhe suksese në të ardhmen”, shkruhet në njoftimin e klubit spanjoll.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›