E Enjte, 5 Nëntor 2026

Censi 2023, rënie me 420 mijë banorë gjatë 12 vjetëve

TIRANË, 28 qershor/ATSH/ Duke filluar nga viti 1990 popullsia e Shqipërisë filloi të njihte rënie të konsiderueshme, e cila erdhi si pasojë e emigracionit masiv. Ky fenomen vazhdoi të mbetet veprues përgjatë 3 dekadave.

Në 1 prill 2001, numri i popullsisë në Shqipëri ishte 3 069 275 banorë. Numri i ekonomive familjare arriti në 726 895. Shqipëria numëronte 49,9% meshkuj dhe 50,1% femra.

Më 1 tetor 2011 popullsia banuese e Shqipërisë ishte 2 821 977 banorë. Vihet re një rënie në numrin e popullsisë me 247 298 banorë në krahasim me Censin e vitit 2001. Numri i NjEF-ve në Censin 2011 është 722 262.

Më 18 shtator 2023 Shqipëria rezulton të ketë 2 402 113 banorë, të cilët përbëjnë 755 950 familje, me madhësi mesatare 3,2 anëtarë për familje, të cilët jetojnë në 1 082 529 banesa të zakonshme.

Numri i popullsisë banuese rezulton me rënie prej 420 mijë banorësh, krahasuar me censin e 2011-ës./j.p/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›