Censi i Popullsisë 2023, 1.2 milionë myslimanë dhe 384 mijë të krishterë

TIRANË, 28 qershor/ATSH/ INSTAT publikoi sot Censin për Popullsinë dhe Banesat 2023 ku jepen të dhënat për besimin fetar.
Referuar statistikave nga 2 402 113 banorë të regjistruar në vend, 1 101 718 banorë deklaruan se i përkasin besimit mysliman dhe 115 644 i përkasin besimit bektashi.
Të dhënat tregojnë se 201 530 persona i përkasin besimit të krishterë katolik dhe 173 645 persona i përkasin besimit ortodoks.
Të krishterë ungjillorë u deklaruan 9 658 persona, ndërsa deklaruan besim tjetër fetar 3670 persona.
Po ashtu të dhënat tregojnë se 332 155 persona nuk cilësuan besimin e tyre fetar dhe 85 311 të tjerë u deklaruan ateist.
244 331 persona zgjodhën opsionin”Preferoj të mos përgjigjem” ndërsa për 134 451 persona nuk disponohet informacion.
