Censusi i shpendëve- Lugina e Drinos me 500 individë të 15 llojeve të ndryshme

Administrata e Zonave të Mbrojtura Gjirokastër u bë pjesë e monitorimit dhe censusit të shpendëve dimërorë.
Kreu i kësaj instance, Grigor Dushi është shprehur në fjalën e tij se lugina e Drinos është nga habitatet më të mira për jetesën e shpendëve, ndërsa në vitet e fundit është rritur ndjeshëm edhe lloji i tyre.
Dushi ka shtuar se gjatë censusit janë konstatuar 500 individë të 15 llojeve të ndryshme me origjinë nga kjo luginë.
“Të gjitha shpendët janë karakteristikë të vendit tonë, ku çdo vit që bëhët Censi këto shpendë konstatojnë në liqen”, shprehet Dushi.
Liqenet e jugut në sezonin dimëror, gjithnjë e më shumë po pasurohen me shpendët e egra, gjë e cila, po shihet, si një kontribut i vlefshëm natyror edhe për sektorin e turizimit.
Gazetar: Vangjel Shumeli
/rtsh.al/