Censusi shifrat e dyshimta

Rezultatet e censusit për reduktimin e numrit të popullsisë që jeton në Shqipëri ishin suprizë edhe për vetë ekspertët e statistikave.
Milva Ikonomi, e cila ka drejtuar regjistrimin e popullsisë në vitin 2001, thotë se bazuar në rezultatet e atij viti dhe shtesën natyrore të popullsisë në këto dhjetë vjet, si diferencë mes lindjeve dhe vdekjeve, numri i popullsisë duhet të ishte shumë më i lartë
”Nga censusi i fundit na mungon një popullatë prej 14,2% e popullsisë, ose një numër i barazvlefshëm me 470 mijë individë”, shprehet Ikonomi.
Por, ku kanë shkuar këta shqiptarë?. RegjistrimiEmigrimi, ndryshime drastike në familjen shqiptare Censusi, “të pasur” brenda ditës Censusi, pakësohen shqiptarët INSTAT tha se rënia e popullsise ndodhi per shkak te ujes se lindshmerive dhe rritjes se emigracionit. Por, Zonja Ikonomi ka nje arsye tjeter qe lidhet me numrin e individeve qe kane refuzuar te regjistrohen dhe per te cilet INSTAT tha se jane 29 300 vete.
”Praktikat e ndjekura nga regjistruesit ishin marrja në pyetje e një gojë familjari dhe jo e çdo individi. Shifra prej 29 300 personazh që refuzuan të regjistrohen, po të shumëzohet për mesataren e personave të një familjeje në Shqipëri, bën të mendohet se janë mbi 119 mijë banorët që s’kanë marrë pjesë në census”.
Por, ish-drejtoresha e INSTAT konfirmon se arsyeja kryesore e tkurrjes së popullsisë shqiptare që jeton në Shqipëri është emigracioni: “Popullsia po pakësohet dhe arsyet lidhen kryesisht me emigracionin. Sidoqoftë, sado të jetë numri i refuzimeve, ai nuk justifikon dot këtë mungesë të popullsisë”.
Rezultatet e censusit të një dite më parë treguan se numri i popullsisë ka rënë me 7.7 për qind krahasuar me vitin 2001.