E Enjte, 5 Nëntor 2026

Central eolik në Fier, qeveria miraton vendimin

Qeveria miratoi të mërkurën vendimin për ndërtimin e centralit gjenerues të energjisë elektrike eolike dhe veprave ndihmëse, në fshatin Grykë, njësia administrative Topojë, bashkia Fier.

Sipas këtij vendimi, ndërtimi do të bëhet nga shoqëria “Natyral Energy System”, sh.p.k. dhe centrali do të ketë një kapacitet të instaluar prej 3 MW.

Koha për ndërtimin dhe vënien në operim të parkut eolik do të jetë brenda 48 muajve nga marrja e lejes së ndërtimit.

Shoqëria “Natyral Energy System”, sh.p.k. duhet t’i japë falas, ministrisë përgjegjëse për energjinë, sasinë e energjisë elektrike, në masën 2 % të sasisë vjetore të prodhimit të energjisë elektrike ose konvertimin e saj në vlerë monetare.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›