Ceremonia e 5 Majit, Berisha: Nderim për të rënët

Tiranë, 05 Maj, NOA - Kryeministri Sali Berisha zhvilloi sot homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit, në nderim të 5 Majit. I shoqëruar nga Kryetarja e Kuvendit dhe përfaqësues të tjerë të mazhorancës, Berisha vendosi një kurorë me lule në memorialin kryesor.
Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se këtë ditë ne nderojmë sot të rënët e kombit, nderojmë lirinë, si një vend më i lirë se kurrë në historinë e tij, si një vend i cili po ndërton idealin demokratik dhe idealin e lirisë, në një rrugë të sigurt".
Në vijim të ceremonive për 5 Majin, Kryeministri Berisha, zhvilloi vizita edhe në familjen e martirit të demokracisë, Azem Hajdari, si dhe dëshmorit Riza Cerova.
Duke u përshëndetur me të afërmit Azem Hajdari, gjatë vizitës në këtë familje, kryeministri Berisha u shpreh: Nderim për çdo kënd që ka dhënë kontributin për liri. Për Azemin më shumë se për këdo tjetër. Gjithnjë është nderuar dhe do të nderohet. Arritjet e Shqipërisë janë ngushëllimi më i madh për Azemin dhe për të gjithë ata që u flijuan për liri dhe dinjitetin e kombit. Sot ne i nderojmë më mirë se kurrë theksoi kryeministri Berisha, u shpreh Berisha.
Gjithashtu, kryeministri Berisha duke përkujtuar heroizmin e Dëshmorëve të Atdheut, u shpreh para familjarëve të dëshmorit Riza Cerova se: Në emrin tim dhe të qeverisë përulem me nderimin më të madh para veprës burrërore, heroizmit të tij, kontributit në historinë e këtij vendi, si dhe për të gjithë të rënët, sakrifica e të cilëve ka bërë që Shqipëria të mbijetojë dhe shqiptarët të kenë një perspektivë të sigurt në ndërtimin e së ardhmes.
Sot është një ditë meditimi për lirinë dhe për të gjithë ata për të cilët liria është një pasion i madh, kanë arsye që të vlerësojnë kontributin e vet, kanë arsye të ndjehen të lehtësuar për sakrificën e jashtëzakonshme që është bërë për të qenë të lirë. Ne nderojmë sot të rënët e kombit, nderojmë lirinë, si një vend më i lirë se kurrë në historinë e tij, si një vend i cili po ndërton idealin demokratik dhe idealin e lirisë, në një rrugë të sigurt. Ky vit na gjen ne pakrahasimisht më afër ndërtimit të këtyre idealeve, tha Berisha gjatë deklaratës për mediat.
m.xh/NOA
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")