E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Ceremonia e 95-vjetorit të Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve në Shqipëri, mbahet një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit

Në Konferencën Jubilare të 95-vjetorit të vendosjes së Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve në Shqipëri, është mbajtur një minutë heshtje, për ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit, Anastas Janullatos.

Anastas Janullatos, kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, është ndarë nga jeta mëngjesin e kësaj të shtune në moshën 95-vjecare.

Ai u shua në një spital të Athinës, ku ishte i shtruar prej fillimit te janarit ne gjendje te renduar. Trupi i kryepeshkopit Anastas do të prehet në Shqipëri, duke përmbushur amanetin e tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›