E Diel, 1 Nëntor 2026

Ceremonia e ngritjes së flamurit, Rama, Osmani dhe Begaj në Vlorë

Shqipëria kremton sot 113 vjetorin e pavarësisë dhe nderon Ditën e Flamurit Kombëtar, simbol i rrugëtimit tonë historik, i sfidave të përballuara dhe i vlerave që bashkojnë shqiptarët kudo ndodhen.

Nga Vlora, sipas traditës së përvitshme, festimet u çelën me ceremoninë shtetërore të ngritjes së Flamurit, nën tingujt e Himnit Kombëtar, dhe me praninë e personaliteteve më të larta politike të Shqipërisë dhe Kosovës, të cilët nderuan me homazhe kontributin e patriotëve shqiptarë për liri e shtetformim.

Një kurorë me lule, u vendos nga Kryeministri Edi Rama në vendprehjen monumentale të Ismail Qemalit, në nderim dhe respect të sakrificave për idealin e një Shqipërie të lire dhe të pavarur.

28 nëntori i Pavarësisë është një ditë reflektimi, dhe një kujtesë e përhershme për vlerat e lirisë, unitetit dhe identitetit që vijojnë të udhëheqin aspiratat e Shqipërisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›