E Enjte, 5 Nëntor 2026

Ceremonia e vendosjes së flamurit në OKB

  Kryeministri Edi Rama publikoi të martën pamje nga ceremonia e vendosjes së flamurit shqiptar në OKB.   Kryeministri Rama shprehet krenar për Shqipërinë, e cila tashmë është anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.   “Shqipëria tani anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB, tryeza më e lartë vendimmarrëse e botës”, shprehet Rama.

Nga 1 janari 2022, Shqipëria ulet si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Shqipëria është zgjedhur për herë të parë anëtare jo e përhershme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për periudhën kohore 2022-2023.

Duke filluar nga 1 janari 2022, Shqipëria do të ulet për dy vjet rresht në një nga pesëmbëdhjetë ulëset e organit të OKB për menaxhimin e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.

Zgjedhja në Këshillin e Sigurimit, për herë të parë pas 66 vitesh anëtarësim në OKB, përfaqëson sfidë madhore, por dhe një mundësi të shkëlqyer për Shqipërinë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›