E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ceremonia për memorialin "Postbllok", Tufa në polici

TIRANE- Inaugurimi i memorialit "Postbllok" në Tiranë në kryqëzimin e rrugës “Ismail Qemali” me bulevardin Dëshmorët e Kombit” është shoqëruar me një incident ndërmjet uniformave blu dhe ish të përndjekurve politik.

Tufa së bashku me disa ish të përndjekur të tij janë rrethuar nga policia civile dhe nuk janë lejuar t'i afrohen turmës ku ndodhej dhe kryeministri.

“Na lini të shikojmë edhe ne, Kush jeni ju, ish të përndjekur politik”- u thoshte Tufa disa personave, që mendohet se janë policë të veshur civilë.

Në këtë ceremoni ishte i pranishëm edhe kryeministri Sali Berisha dhe kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli. Frika e ndonjë incidenti si ato në të shkuarën duke qëlluar me vezë, apo miell kanë bërë që Tufa dhe 2 ish të përndjekur të tjerë nuk janë lejuar t’i afroheshin ceremonisë dhe më pas të shoqëroheshin në polici

Tufa ndodhet në komisariatin numër 2 në kryeqytet, ndërsa ende policia nuk ka dhënë një shpjegim zyrtar se pse është shoqëruar ish i përndjekuri.
Për të disatën herë Tufa shoqërohet për në polici nga ku mbahet disa orë e më pas lihet i lirë pa dhënë asnjë shpjegim zyrtar nga ana e uniformave blu.

(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›