E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cërrik, kërcënoi me armë bashkëshorten, arrestohet 48-vjeçari

CERRIK - Kërcënon me armë zjarri bashkëshorten e tij, arrestohet në flagrancë një 48-vjeçar. Ngjarja është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Cërrik, ku Besnik Lucaj, pas një konflikti me bashkëshorten, nënë e tre fëmijëve, e ka kërcënuar me kallashnikov se do ta vriste.

Kjo e fundit ka njoftuar policinë, e cila ka mbërritur në banesë duke shmangur një ngjarje të rëndë, si dhe arrestoi në flagrancë 48-vjeçarin.

Mësohet se Lucaj është një person i akoolizuar dhe ushtonte dhunë në mënyrë sistematike ndaj bashkëshortes. Së fundmi 45-vjeçarja kishte kërkuar divorcin dhe ka qenë pikërisht kërkesa e saj për tu ndarë që ka çuar edhe në ngjarjen e sotme.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›