E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cërrik, incindent para mitingut të PD-së, qëllohet me thikë efektivi i policisë

Një efektiv policie është plagosur mbrëmjen e sotme, vetëm pak minuta para mitingut elektoral të Partisë Demokratike në qytetin e Cërrikut.

Efektivi i policisë, Bashkim Malo, 40 vjeç është qëlluar tre herë me thikë, në rrethana ende të paqarta. Ai ka marrë një goditje në kokë dhe 2 të tjera në shpatull.

Efektivi i policisë është dërguar menjëherë për në spitalin kirurgjik të Elbasanit, ku ndodhet në reanimacion.

Nga të dhënat e para raportohet se personi që ka sulmuar efektivin e policisë, Bashkim Malo, është shtetasi Dilaver Hyseni i cili ka qenë në gjendje të dehur, por detajet janë ende të paqarta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›