E Martë, 3 Nëntor 2026

“Çështja Berisha”, maxhoranca dhe opozita me raporte të ndara kërkojnë heqjen e lirisë së ish kryeministrit

Parlamenti shqiptar publikoi të mërkurën dy raporte të ndara,  të maxhorancës dhe opozitës, “Për miratimin e kërkesës së Prokurorisë “Për dhënie autorizimi për “Për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit Sali Berisha, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit.”

Raportet përkatësisht 24 dhe 17 faqe, pas analizave të kryera i rekomandojnë seancës plenare të
Kuvendit të Republikës së Shqipërisë të votojë, për miratimin kërkesës për dhënien e
autorizimit, “Për dhënien e autorizimit për arrestimin/heqjen e lirisë, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit” për zotin Berisha. 

Deputetët socialistë dhe ai i opozitës Enkelejd Alibeaj, pavarësisht raporteve të ndara janë unanimë në konkluzionet dhe rekomandimin e tyre për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit Sali Berisha. Zoti Alibeaj në përfundim shkruan se shkelja e detyrimeve ndaj drejtësisë nga ana e Berishës është e provuar.

/ rtsh.al /

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›