Çfarë fshihet pas vrasjes së kreut të Hezbollahut, si e paralajmëroi Khamenei Nasrallahun për sulmin izraelit

Pas vrasjes së kreut të Hezbollah, Hasan Nasrallah më 28 shtator, kanë dalë në dritë detaje të reja.
Reuters shkruan se udhëheqësi suprem i Iranit Ayatollah Ali Khamenei paralajmëroi liderin e Hezbollahut, Syyed Hassan Nasrallah duke e këshilluar të largohej nga Libani disa ditë përpara se të humbte jetën nga sulmi.
Pas sulmit ndaj pajisjeve komunikuese të Hezbollahut, Khamenei i dërgoi një mesazh sekretarit të përgjithshëm të Hezbollahut, që të niseshin për në Iran.
Në mesazhin e tij ai theksoi raportet e inteligjencës që sugjeronin se Izraeli ishte infiltruar brenda Hezbollahut dhe po planifikonte të vriste atë, sipas Reuters.
I dërguari ishte një komandant i lartë i Gardës Revolucionare iraniane, gjenerali Abbas Nilforoushan, i cili ishte me Nasrallah në bunkerin e tij kur u godit nga bombat izraelite dhe gjithashtu u vra.
Khamenei, i cili ka qëndruar në një vend të sigurt brenda Iranit që nga e shtuna, urdhëroi një breshëri prej rreth 200 raketash që të hidheshin në Izrael të martën, tha një zyrtar i lartë iranian. Sulmi ishte hakmarrje për vdekjen e Nasrallah dhe Nilforoushan, tha Garda Revolucionare në një deklaratë. /vizionplus.tv