Çfarë ndodh me Ballkanin nëse ikën SHBA?/ Minxhozi: Do të jetë problem i madh në fushën e sigurisë. Softa: Takimi i djeshëm, fitore për Moskën

Me ardhjen e Trump dhe me rrjedhën e bisedimeve në Shtëpinë e Bardhë mes Zelenskyt dhe presidentit amerikan, sjell vëmendjen drejt ndodhive të mundshme në Ballkan.
Për analistin Skënder Minxhozi, nëse trupat amerikanë tërhiqen nga Ballkani, do të ishte një problem i madh në fushën e sigurisë.
“Po shihet mundësia e tërheqjes së trupave amerikanë nga Ballkani. Kjo është shqetësuese. Natyrisht që në Kosovë ka marrëdhënie delikate dhe të ngrira. Nëse Amerika merr vendim që prezenca e saj esenciale jo vetëm ushtarake, na lënë vetëm siç mund të ndodh në rajon, do të kemi një problem jo të vogël pasi Ballkani do të ketë një problem shumë të madh në fushën e sigurisë.’
Eksperti Fatjon Softa u shpreh se ky takim ishte si një fitore për Moskën dhe mund të ketë modele të stimuluara në Ballkan ku Serbia mund të mbështetet nga Moska dhe mund të ndikojë në Bosnje dhe në Kosovë.
“Është një situatë e vështirë sepse ardhja e Trump, ka shumë trazira në politikat dhe tendencën për të ndryshuar gjeopolitikat. Kjo përplasje me Zelenskyn është si fitore e Moskës. Para se të vinte në këtë takim e ka quajtur dhe diktator. Këto kanë forcuar besimin dhe i mora si deklarata ndaj Moskës. Kjo duket sikur i jep të drejtë Moskës. E para marrja e mineraleve dhe e dyta ndarje e Ukrainës, një pjesë e ndarë me Europën dhe SHBA dhe një pjesë tjetër e Rusisës. Kjo mund të sjellë modele të stimuluara në Ballkan, kemi Serbinë që mbështetet nga Moska dhe mund të ndikojë në Bosnje dhe në Kosovë. Serbia mund të gjallërohet. Amerika është një forcë potenciale e jashtëzakonshme.”
/ abcnews.al