Çfarë po përgatisnin? Dy të vdekur nga shpërthimi aksidental në një banesë të vjetër në Romë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kryeqytetin italian Romë, ku dy persona kanë humbur jetën pas një shpërthimi të fortë që shkaktoi shembjen e një ndërtese të vjetër, shkruajnë mediat vendase.
Viktimat janë Alessandro Mercogliano dhe Sara Ardizzone, të dy të lidhur me grupin anarchist “Cospito”. Ndërsa nuk përjashtohet mundësia që ata të po përgatitnin një sulm në javët në vijim.
Ngjarja ndodhi pranë zonës së Parco degli Acquedotti, në një ndërtesë të vjetër të njohur si “Casale del Sellaretto”.
Ngjarja u zbulua nga një person që po vraponte në zonë. Ndërkohë, banorët e zonës kishin dëgjuar një shpërthim të fortë një natë më parë.
Në vendngjarje shkuan policia, zjarrfikësit dhe ekspertët, të cilët po hetojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj tragjedie.