E Diel, 1 Nëntor 2026

Çfarë pritet? Rama mbledh sot Grupin Parlamentar dhe qeverinë, ja agjenda

Kryeministri dhe kreu i PS Edi Rama do të drejtojë sot mbledhjen e Grupit Parlamentar nga ku pritet të vendoset qëndrimi përfundimtar i mazhorancës për kërkesën e SPAK drejtuar Kuvendit për marrje autorizimit për heqjen e mandatit të Belinda Ballukut.

Mbledhja do të nisë në orën 11:00 dhe do të mbahet në Pallatin e Brigadave.

I pari që do të mbajë fjalën është Rama, ndërsa pas tij disa ministra dhe kreu i Grupit Parlamentar, Taulant Balla.

Rama dhe deputetët e tij do të dëgjojnë edhe relatimin e Ulsi Manjës, bazuar në atë çfarë u parashtrua prej prokurorëve të SPAK në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin.

Agjenda:

11:00-Hapja e Mbledhjes

-Fjala e Kryeministrit, Kryetarit të PSSH Edi Rama

-Raportimi i Ministrave

Raporti i Ministrit të Financave Petrit Malaj

Raporti i Ministres së Shtetit dhe Kryenegociatores Majlinda Dhuka

Raporti i Ministres së Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj

Raporti i Ministres së Shtetit për Administratën Publike Adea Pirdeni 
dhe Antikorrupsionin

Raporti i Ministres së Punëve të Brendshme Albana Koçiu 

Raporti i Ministrit të Mbrojtjes Piro Vengu 

Raporti i Ministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Evis Sala 

Raporti i Ministres së Arsimit Mirela Kumbaro 

Raporti i Ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor Ervin Demo

Raporti i Ministrit të Drejtësisë Besfort Lamallari

Fjala e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PSSH Taulant Balla.

Pas mbledhjes të Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit Taulant Balla paralajmëroi se do të jetë mbledhja më e parë e grupit që do të vendosë për kolegen e tyre Belinda Balluku.

Vetë Rama dhe deputetët e tij do të dëgjojnë relatimin e Ulsi Manjës, bazuar në atë çfarë u parashtrua prej prokurorëve të SPAK në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin.

Kujtojmë se më 5 mars do të jetë seanca plenare, ku do të votohet nga deputetët nëse do t’i hiqet apo jo imuniteti Ballukut.

Opozita është Pro heqjes së mandatit të Ballukut, ndërsa votën e mazhorancës do ta mësojmë gjatë mbledhjes së ditës së sotme.

Por me gjasë, kërkesa e SPAK me gjasë mund të refuzohet dhe sinjalin e parë për këtë e dha Taulant Balla pas mbledhjes së Këshillit të Imunitetit.

Të njëjtën gjë kishte deklaruar edhe Ulsi Manja në mbledhje me prokurorët e SPAK, duke e konsideruar masën e pezullimit nga detyra të mjaftueshme për drejtësinë që të hetojë pa pengesa zv/kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›