E Diel, 1 Nëntor 2026

Çfarë triplete për Lewandowskin! Barcelona tani është tri pikë pas Realit

Disa orë pas barazimit pa gola të Real Madridit në fushën e Rayo Vallecano, Barcelona mposhti Celta Vigon ,e rezultatin 4-2 dhe iu afrua rivalëve të tyre të përjetshëm, tani distanca është tri pikë. Ylli i mbrëmjes në ishte Robert Lewandowski i rikuperuar, i cili festoi rikthimin e tij në formacionin titullar me një tregolësh të jashtëzakonshëm.

Lamine Yamal shënoi golin tjetër për katalanasit. Carreira dhe Borja Iglesias shënuan për vendasit, të cilët barazun dy herë. Mision i kryer për djemtë e Hansi Flick, të cilët tani ndodhen në vendin e dytë me 28 pikw.

Celta Vigo mbeti në 13 pikë, duke i dhënë fund serisë së tyre prej pesë fitoresh radhazi dhe tetë ndeshjesh pa humbje në të gjitha garat (Copa del Rey, La Liga, Europa League).

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›