E Shtunë, 31 Tetor 2026

Champions Fitojne Roma e Bayern

Roma ka shenuar fitore prej 2-1 perballe CFR Cluj ne kuader te xhiros se dyte te Grupit E ndersa me rezultat identik Bayern Munichu e ka mposhtur Baselin.

Roma e pati te veshtire te vinte deri te zhbllokimi i rezultatit ndersa kete e beri nga distanca mbrojtesi Philippe Mexes 69.

Nuk kaluan as dy minuta dhe transferimi i sivjetshem i romakeve Marco Borriello dyfishoi epersine.

Gjithcka qe bene rumunet deri ne fund te ndeshjes ishte nje gol i shenuar nga Rada 78.

Nderkohe ne takimin tjeter te Grupit E Bayerni eshte kthyer nga disavantazhi prej nje goli per te fituar tre pike te plota si mysafir i Baselit.

Alexander Frei kaloi vendasit ne epersi 18 pas nje asistimi te Marco Streller mirepo Bastian Schweinsteiger nuk kishte udhetuar per tu mposhtur.

Mesfushori gjerman realizoi te dy golat per bavarezet njerin nga penalltia 56 dhe tjetrin me ndihmen e Holger Badstuber i cili asistoi te Schweini nje minute pa perfunduar koha e rregullt e takimit.

Pas xhiros se dyte ne Grupin E prin Bayerni me gjashte pike ndersa CFR Cluj dhe Roma kane nga tre pike

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›