E Hënë, 2 Nëntor 2026

Champions League 2025-2026/ Yamal në dyshim për transfertën në Njukasëll, fizioterapistët e Spanjës pranojnë të kenë gabuar

Në vigjilje të ndeshjes me Valencian, Hansi Flick akuzoi i pari stafin drejtues të Spanjës për faktin se nuk kishte treguar kujdesin e duhur me shëndetin e Lamine Yamal, i cili sipas trajnerit gjerman ishte aktivizuar nga një herë kampionët e botës edhe pse kishte ankuar dhimbje muskulore.

Ditën e sotme medie pranë klubit katalan kanë bërë me dije se në grumbullimin e fundit me Spanjën, Yamal kishte ankuar dhimbje. Këto shqetësime rezultojnë edhe në e-mail-et e shkëmbyra mes stafit të mjekëve të Barçës dhe Federatës Spanjole të Futbollit. Fizioterapisti i besuar i Spanjës, Javier Galán, i cili një herë në javë punon me lojtarët e Barcelonës, së bashku me shefin e mjekëve Claudio Vázquez, kishin njoftuar Barcelonën se Yamal nuk ishte stërvitur përpara ndeshjeve me Bullgarinë dhe Turqinë pasi kishte ankuar dhimbje. Në e-mail thuhej se 18-vjeçari kishte qëndruar në hotel pasi i kishin injektuar Voltaren me qëllim që t’i larguar dhimbjet.

Fakti që 18-vjeçarfi u aktivizua për një kohë të gjatë në të dy këto ndeshje ka përkeqësuar gjendjen e tij fizike dhe për këtë arsye takimi me Valencian mund të jetë i vetmi që i është dahsur të braktisë. Prania e Yamal është në dyshim edhe për ndeshjen e parë të Barçës në  Champions League 2025-2026 atë që do të mabhet në Njukasëll të enjten.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›