Champions League/ Enrique i befasuar nga seria e fitoreve të Bayern-it: Thjesht e pabesueshme!

Fituesit në fuqi të Champions League presin nesër mbrëma Bayern-in e Mynihut. Formacioni gjerman do të prezantohet në Francë me dëshirën për të vazhduar një seri fitoresh të paprecedentë pasi në 15 ndeshjet e para kompetitive të këtij sezoni të besuarit e Kompani numërojnë vetëm fitore.
Një sipërmarrje e tillë i ka bërë përshtypje edhe teknikut të PSG-së. “Ne e dimë se sa e vështirë është të koleksionosh tre apo katër fitore radhazi. Por kur ky numër është 15 atëherë po flasim pëër diçka të pabesueshme”, tha Luis Enrique.
Në konferencën e sotme për shtyp tekniku spanjoll pranoi se ekipi mik ishte superior për momentin në këtë sfidë edhe pse shikonte të besuarit e vet shumë të motivuar.