Champions League/ Vajzat shkodrane eleminojnë Hajvalinë e Kosovës, tani synojnë suksesin ndaj skuadrës islandeze

Vajzat futbolliste të Vllaznisë kanë kaluar në turin tjetër të Champions League. Në ndeshjen e parë eliminatore, shkodranet kanë mundur 4-2 në “Loro Boriçi” skuadrën kampione të Kosovës, Hajvalinë.
Dopieta e Berishës si dhe golat e Gjinit dhe Bashkës ishin vendimtare. Por për drejtuesit kuq e blu, skuadra nuk ka arritur maksimumin e saj.
HARIS LIKA
TRAJNER I VLLAZNISE-Kampionati është i vështirë. Kjo periudhë ka qenë e vështirë për ne për sa i përket përgatitjeve paraprake sepse nuk kemi pasur shumë ndeshje miqësore.
LAZER MATIJA
PRESIDENT I VLLAZNISE-Mendoj që çdo ndeshje në këto nivele është e vështirë, por ishte lojë e bukur. Ndeshja tjetër kërkon edhe më shumë përgatitje.
Përgëzime Vllaznia mori edhe nga trajneri i Hajvalisë.
MUSA SELIMI
TRAJNER I HAJVALISË-Rezultati nuk ishte në favorin tonë ama ndeshja dhe golat ishin të bukur. Vllaznia është një ekip që ka përvojë dhe uroj të ecin më tej.
Të shtunën në orën 18.00 serish në “Loro Borici”, Vllaznia do të përballet në turin tjeter me kampionen e Islandës, Valurin e cila eleminoi rivalet nga Turqia.
Vajzat shkodrane synojnë kalimin në fazën “Play Off” ku do tentojnë të përsërisin historinë e një viti më parë mes 16 skuadrave më të mira evropiane.