E Shtunë, 31 Tetor 2026

Champions Lineker percakton derbin britanik

Chelsea-Manchester United do të përballen në cerekfinalet e Ligës së Kampioneve. Ky ka qenë verdikti i shortit të lirë të hedhur në Nion të Zvicrës, i cili nuk ka falur aspak skuadrat angleze, ndërsa i ka sjellë fat favoritëve të tjera si Barcelona, Real Madrid apo Inter, në garën për të fituar trofeun më të rëndësishëm të futbollit evropian për klube.

Ka qenë pikërisht dora e legjendës angleze të futbollit Geri Lineker që ka përcaktuar një derbi britanik në fazën cerekfinale të Champions, ndërsa zgjedhjet e tjera të ish-sulmuesit kanë qenë një lajm i mirë për gjigandët e tjerë të futbollit në Evropë. Barcelona do të përballet në cerekfinale me modestët ukrainas të Shakhtar Doneck, ndërsa ndeshjen e parë do ta luajë në tempullin e saj “Kamp Nou”. Me fat edhe spanjollët e tjerë të Realit të Madridit. Makthi i madrilenëve për t’u përballur me Barcelonën ka marrë fund, ndërsa skuadra e drejtuar nga Jose Mourinjo do të luajë kundër anglezëve të Totenham duke filluar me sfidën e parë në “Santiago Bernabeu’.

Të lumtur edhe zikalkërit e Interit. Kampionët e Evropës në fuqi kanë peshkuar gjermanët e Shalke 04, duke e bërë skuadrën e drejtuar nga Leonardo favorite për të vazhduar objektivin për ruajtjen e titullit kampion Evrope. Shorti i hedhur në Nion të Zvicrës ka përcaktuar dhe ciftet cerekfinaliste të Ligës së Evropës, ku spikat përballja mes Benfikës dhe PSV Eindohen.

Në sfidat e tjera, Porto do të luajë kundër Spartakut të Moskës, Villareal do të presë Tënten, ndërsa Braga do të luajë kundër Dinamos së Kievit. Ndeshjet e para në cerekfinalet e Ligës së Kampioneve do të luhen më 26 dhe 27 prill, ndërsa ato në Ligën e Evropës 28 prill.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›