E Enjte, 5 Nëntor 2026

Champions/ Manchester City-Bayern “ndez” Europën, Inter me fat, Milan dhe Napoli përplasen sërish

Shorti i Champions League dhuroi përplasje të mëdha që do të emocionojnë kontinentin në fazën cerekfinale.

Dueli me i madh është ai mes Manchester City dhe Bayern, dy prej skuadrave favorite të këtij turneu.

Ndërkohë real Madrid, kampion në fuqi do të luajë kundër Chelsea, një përsëritje e dueleve të viteve te fundit.

Duel Italian në Milan-Napoli, dy skuadra të cilat njihen mirë me njëra-tjetren.

Ndërkohe ekipi më me fat në letër ka qënë Inter që “peshkoi” Benficen.

Duelet cerekfinale do të luhen ne 11-12 prill dhe më pas kthimi në 18 dhe 19 pill.

Uefa gjithashtu hodhi edhe shortin paraprak të Champions. Fituesi I ciftit Manchester City vs Bayern do të luajë në gjysmëfinale kundër fituesit që del nga cifti Real Madrid-Chelsea.

Ndërsa fituesi i ciftit Inter-Benfica do të luajë kundër fituesit të ciftit Napoli-Milan.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›