E Shtunë, 31 Tetor 2026

Champions italiani Rizzoli per finalen gjermane

Italiani Nicola Rizzoli është zgjedhur nga UEFA për të arbitruar finalen e madhe të Ligës së Kampioneve mes Borussia Dortmund dhe Bayern Munchen, ndeshje që do të luhet në Uembli të Londrës.

41-vjeçari gjykon ndeshje ndërkombëtare që nga viti 2007. Në vitin 2010 drejtoi finalen e Europa League, ku Atletico Madrid mundi Fulham në Hamburg të Gjermanisë. Në “Euro 2012” ka gjykuar 3 ndeshje, ndërsa në Champions League ka qenë arbitër kryesor në 26 takime. Rizzoli do të ketë ndihmës në finale anësorët Renato Faverani dhe Andrea Stefani. Arbitër i katërt do të jetë slloveni Damir Skomina. Arbitrat e portës do të jenë italianët Gianluca Rocchi dhe Paolo Tagliavento. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›