E Shtunë, 31 Tetor 2026

Champions ne mesdite shorti

Rruga drejt titullit më prestigjioz të klubeve europiane për tetë ekipet e mbetura të Champions League do të zbulohet sot në mesditë, kur shorti i çerekfinaleve dhe gjysmëfinaleve të mbahet në Nion të Zvicrës.

Ndryshe nga raundet e mëparshme, kur ka patur kufizime me shmangien e përballjeve nga dy ekipe të të njëjtit shtet apo të atyre që kishin luajtur përballë në fazën e grupeve, shorti për dy raundet e fundit do të jetë i lirë dhe çdo ekip mund të përballet me këdo.

Kjo do të thotë se Barcelona dhe Reali Madridit, ndonëse vijnë të dy nga Spanja, mund të luajnë kundër njëri-tjetrit nëse kështu do të vendosë shorti.

Përveç dy ekipeve spanjolle, në garë për të arritur në finalen që do të zhvillohet në “Allianz Arena”, në Mynih, janë edhe Milani, Bajerni i Mynihut, Çelsi, Olimpiku i Marsejës, Benfika dhe supriza qipriote e Apoelit.

Njëkohësisht, do të vendoset se cila do të jetë rruga drejt finales për tetë ekipet e mbetura në kompeticionin e dytë më të rëndësishëm europian, Europa League, me shortin që do të nisë një orë më vonë, në 13:00.

Edhe në këtë kompeticion, dominojnë skuadrat spanjolle, me tre të tilla, Athletic Bilbao, Valencia dhe Atletiko Madrid, që kanë mbërritur deri në çerekfinale. Dy gjermane, Shalke dhe Hanover, holandezët e AZ Alkmar, portugezët e Sportingut dhe ukrainasit e Metalistit plotësojnë tetëshen.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›