E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Charles III, kush është Mbreti i Britanisë së Madhe?

Charles III, 73 vjeç, është më i madhi nga katër fëmijët e mbretëreshës Elisabet e dytë dhe burrit të saj të ndjerë, Princit Philip.

Kur e ëma mori fronin në moshën 25-vjeçare, ai u bë qartësisht trashëgimtari fronit të Britanisë në moshën 3-vjeçare.

Ai ka qenë Duka i Cornëall dhe Duka i Rothesay që nga viti 1952 dhe ai është trashëgimtari më i vjetër dhe me shërbimin më të gjatë në historinë britanik e. Ai është gjithashtu Princi me shërbimin më të gjatë i Uellsit, që ka mbajtur atë titull që nga viti 1958.

Charles u martua me princeshën e Ëellsit, Diana Spencer në 1981, të njohur më së shumti si Lady Diana, duke përbërë çiftin Princ dhe Princesha e Uellsit.

Ata kishin dy fëmijë, princat Ëilliam dhe Harry. Pas vdekjes së Dianës në 1997, në vitin 2005 Charles u martua me Camilla Parker Boëles, e njohur tani si Dukesha e Cornëall.

Në vend që të edukohej në mënyrë private në Pallat sikurse ishte edhe tradita, Charles u dërgua në shkollë, dhe pas kësaj ai u diplomua me Bachelor të Arteve në Kembrixh.

Princi i ri më pas shërbeu në Forcën Ajrore Mbretërore, si edhe në Marinën Mbretërore, duke u vendosur në disa anije luftarake gjatë viteve 1970.

Pas vdekjes së Elizabetës, Pallati Buckingham konfirmoi se monarku i ri do të njihej si Mbreti Charles III. 

Mbreti i ri njihet për fushatat e tij në lidhje me mbrojtjen e mjedisit, ku me anë të fjalime të gjata ka bërë thirrje për qëndrueshmëri në përpjekjet për të mos ndotur mjedisin.

Fusha e tij e aktivitetit përfshin zgjerimin e arsimit dhe mundësive për të rinjtë në Mbretërinë e Bashkuar.

Emri i tij i plotë është Charles Philip Arthur George, kështu që ai mund të kishte zgjedhur secilin prej tyre si titullin e tij mbretëror. Por duket se ai ka vendosur t’i mbajë gjërat të thjeshta: Ai do të njihet si Mbreti Charles III.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›