E Shtunë, 31 Tetor 2026

Chavez Zot me jep me shume kohe

Presidenti venezuelian, Hugo Chavez është rikthyer në atdhe pas trajtimit të radhës që kreu në Kubë kundër kancerit, sëmundje që po e vuan prej muajsh.

Mediat vendase njoftojnë se presidenti kërkoi të ishte në atdhe me rastin e kremtimit të Pashkëve. Chavez vizitoi vendlindjen e tij, shtetin e Barinas në perëndim të Venezuelës ku mori pjesë në një ceremoni kishtare në pritje të Pashkëve katolike.

Në meshën e mbajtur, Chavez, i veshur sportiv, u shfaq i përlotur. Ai tha se i kishte kërkuar Zotit më shumë kohë.

“I kërkoj Zotit ditët e nevojshme për të çuar deri në fund atë që kam nisur”, komentoi shkurt për mediat presidenti Chavez.

57-vjeçari u diagnostikua me një tumor malinj në zonën e legenit në vitin 2011 dhe që prej atëherë i është nënshtruar dy operacioneve kirurgjikale, si dhe disa seancave të kimioterapisë dhe radioterapisë.

Në zgjedhjet që do mbahen në muajin tetor, Chavez, i cili kërkon një mandat të ri 6-vjeçar për të vazhduar “revolucionin socialist”, do të përballet me një kandidat të fortë nga opozita, liderin e saj, Henrique Capriles Radonski.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›