E Shtunë, 31 Tetor 2026

Chelsea, Ancelotti mendon per nje skuader kuqezi

Carlo Ancelotti mendon t’i jape ngjyra kuqezi skuadres se Chelsea, duke ideuar nje grup me disa elemente qe aktualisht luajne me Milanin.

Trajneri italian i londinezeve kerkon te terheqe ne “Stamford Bridge” dyshen Alexandre Pato-Andrea Pirlo, per t’i dhene sa me shume fantazi mesfushes dhe shpejtesi sulmit te bluve.

Sipas gazetes “The Sun”, Ancelotti i ka ofruar rreth 30 milione euro ish klubit te tij per te blere te riun Pato dhe 12 milione skuadres se Portsmouth per mbrojtesin Glen Johnson.

Per sa i perket Pirlos, Abramovich nuk eshte shume entuziast pasi fantazisti kuqezi i ka mbushur te 30-at dhe aktualisht fiton 6.5 milione euro ne sezon.



Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›