Chelsea, Anelka kerkon modulin 4-4-2

Mesa duket, Luis Felipe Scolari i ka ditet e numeruara ne stolin e Chelsea. Kritikat e kapitenit Terry dhe liderit Lampard per modulin e lojes te aplikuar nga braziliani, jane pasuar nga nje tjeter lojtar.
Behet fjale per sulmuesin kryesor te skuadres, Nikolas Anelka, i cili nuk e pelqen modulin e hedhur ne fushe nga Scolari. Shtatelarti i ka rekomanduar shefit te tij nje skeme 4-4-2, keshtu ai nuk do ishte ne dileme per te zgjedhur mes tij dhe sulmuesit Didier Drogba.
“Do me pelqente shume nje klasike 4-4-2, ku ne krah mund te kem Drogba. Sigurisht qe kam shenuar shume gola deri tani, por nuk jam nje bomber i paster. Me pelqen ta prek shume topin ashtu sic bej ne kombetare pas dyshes Henry-Benzema”, shprehet Anelka.
Kampin e Chelsea, prej disa javesh po e torturon edhe nje ceshtje tjeter, ajo e portugezit Deco. Sipas disa zerave ne skuader, ish sulmuesi i Barcelones eshte nje nga lojtaret me te preferuar te trajnerit dhe kjo nuk ndikon pozitivisht ne grupin blu.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code