Chelsea e United bllokohen, buzëqesh Guardiola

Nuk ka fitues në Stamford Bridge, gëzohet Guardiola. Në fakt, me Djajtë e Kuq që ndalën në një barazim pa gola përballë Chelsea, Manchester City fluturon në +12 dhe bën një tjetër hap vendimtar drejt titullit në Premier League 2020-2021.
Në Londër, një nga sfidat më interesante në Europë bëhet intriguese pas një çerek ore, kur një prekje me dorë e topit nga Hudson- Odoi nuk akordohet penallti nga gjyqtari i sfidës.
Pjesa tjetër e fraksionit të parë të lojës, për të thënë të vërtetën nuk ofron shumë emocione të tjera. Konkurrenca është shumë e fortë, por përgjithësisht e dobët në mundësi. De Gea neutralizon Ziyech në fillim të pjesës së dytë dhe më pas Manchester United ka më shumë shanse, veçanërisht pasnjë ore lojë. Greenëood godet pak larg, McTominay vendos në gjendje pune Mendy dhe Fred godet nga distanca duke humbur golin për disa centimetra.
Kështu që për Chelsea të Tuchel parakalimi ndaj Ëest Ham dështon, por, në një garë pa fitues, buzëqeshja më evidente është ajo në fytyraën e Guardiolës dhe lojtarëve të tij.