E Shtunë, 31 Tetor 2026

Chelsea e rritë ofertën për Rooneyn

Chelsea i rikthehet sulmit për të marrë në shtëpi sulmuesin e Manchester United dhe Kombëtares angleze, Wayne Rooney.

Sipas asaj që raporton sot britanikja "Sunday Telegraph", klubi i Jose Mourinhos do ti prezantojë në orët në vijim "Djajve të Kuq" ofertën prej 40 milionë funtash ose 46 milionë eurosh, ndërsa lojtarit një pagë javore rreth 200 mijë funta.

Një ofertë shumë joshëse duke parë që oferta e parë e "Blues" për Rooney ishte 25 milionë funta, e cila u refuzua nga Manchester United që e cilëson sulmuesin "të pashitshëm"./indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›